Lifestyle

Këto lloj nënash rrisin fëmijë më të suksesshëm!

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 19 October 2017

E mbani mend sesi kanë qenë prindërit me ju? A ju urdhëronin që të pastronit dhomën, të bënit punët dhe të fokusoheshit në gjërat e rëndësishme të ditës?

Apo ishin tolerantë? Shumë prej nesh janë rritur në familje me prindër tolerantë dhe të tjerë me prindër shumë herë më striktë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, fëmijët e rritur nga nëna shumë strikte dhe me kërkesë të lartë llogarie kanë prirjen të jenë shumë herë më të suksesshëm në raport me të tjerët.

-Advertisement-

Studimi ka analizuar të dhënat e 15 000 fëmijëve të moshës 13-14 vjeç midis vitit 2004 dhe 2010 për të dal në këto përfundime.

Sipas autores së studimit dhe profesoreshës në Universitetin e Essex, të pasurit një mama strikte dhe me kërkesa të larta llogarie edukon fëmijë të disiplinuar, të qartë në gjërat që duan dhe shumë të suksesshëm. Fëmijët e rritur nga mama shumë strikte kanë shumë pritshmëri nga jeta dhe një nivel shumë të lartë vetëbesimi. Madje këto lloj fëmijësh kanë tendencën të fillojnë punë pa e mbaruar universitetin dhe të kenë një karrierë të ndritur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera