Selimaj: Novosella do ta ndëshkoj LDK-në për mashtrimin me projektin 250.000 euro
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 19 October 2017
Kandidati për asamblist në komunën e Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ukë Selimaj mbrëmë në një debat televiziv është ballafaquar me kandidatin për asamblist nga LDK, Engelbert Zefaj.
Selimaj gjatë debatit me theks të veçantë ka përmendur vonesën në fillimin të ndërtimit të stadiumit në fshatin Novosellë duke e quajtur si projekt të dështuar
“Projekti i Novosellës është projekt që qeverisja lokale e ka dështuar sepse janë nda rreth 300 mijë euro por qytetarët nuk po shohin asnjë punim në vendin ku do të ndërtohet stadiumi. ” ka thënë Selimaj.
Ai ka vazhduar duke thënë se stadiumi është dashur të përfundohen gjatë 4 viteve qeverisje
“Brenda katër viteve qeverisje ky stadium ka mundur të përfundohet dhe të rinjtë ta gëzojnë një stadium të cilin edhe e meritojnë. Edhe në dëgjime publike kërkesa kryesore e banorëve të Novosellës ka qenë implementimi dhe ndërtimi i këtij stadiumi” ka shtuar Selimja
Tutje Selimaj ka shpalosur disa nga fushat në të cilat do të investohet në komunën e Pejës nëse në krye të saj vie kandidatja e PDK-së, Sabiha Shala
“Partia Demokratike e Kosovë bashkë me kandidaten për kryetare të komunës së Pejës, Sabiha Shala kanë hartuar një projekt strategjik për të ardhmen e komunës rreth investimeve infrastrukturore, investimeve kapitale, barazinë gjinore, kulturën, rininë, kategoritë e caktuara të shoqërisë, projekte konkrete në shëndetësi, projekte në bujqësi dhe transparencë në implementimin e projekteve” ka thënë Selimaj.
Ai ka kërkuar gjithashtu që qytetarët e Pejës të përkrahin kandidaten për kryetare, Sabiha Shalën sepse sipas tij gjatë hartimit të të gjitha projekteve e saj Shala është konsultuar me ekspertë të fushave përkatëse./INFOKUSI
Të tjera
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...