Sport

Chelsea – AS Roma, ja sa minuta luajti Lirim Kastrati

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 19 October 2017

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, është paraqitur në nëntë minutat e fundit për ekipin e Romës, e cila si mysafirë e mposhti me rezultat 2:0 Chelseat, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit C të Champions League U-19.

Futbollisti shqiptar për aq minuta sa iu dha hapësirë u mundua mjaft për romakët, duke iu gëzuar kësaj fitoreje të madhe, që u sigurua me golat e Marcuccit (45+1 – nga penalltia) dhe Valeau (58’). Në grupin C, tri skuadra janë me pikë të njëjta (6): Chelsea U-19, Roma U-19, Atletico U-19 dhe Qarabag U-19 është i fundit me zero pikë./BotaSot/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera