Sport

A do të ketë tifozë serb në ndeshjen Skënderbeu – Partizani i Beogradit?

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 17 October 2017

Ditën e enjte në “Elbasan Arena”, Skënderbeu do të përballet me Partizanin e Beogradit, një ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

Megjithatë, jo gjithçka flet për sport në këtë 90-minutësh. Presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj, në një intervistë për Top Channel zbulon marrëveshjen me skuadrën serbe për të lënë jashtë tifozët e skuadrave udhëtuese në të dyja këto takime.

Paraditen e së hënës, presidenti Takaj ka pasur edhe një takim me ambasadorin serb në Tiranë, i cili ka kërkuar që të merren të gjitha masat nga pikëpamja organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes.

-Advertisement-

Gjithashtu, UEFA ka vendosur që të sjellë dy oficerë sigurie për këtë takim. Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit do të marrë përsipër sigurinë dhe skanimin e të gjithë tifozëve që do të pajisen me bileta.

Por presidenti Takaj ka edhe objektivin sportiv për këtë takim, që është fitorja e parë në fazën e grupeve të Europa League./zeri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera