Lifestyle

Cila shenjë e Horoskopit kërkon më shumë aksione dashurie dhe cilat duhet të pranojnë kompromise

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 16 October 2017

Shenjat më të lumtura këtë javë: Bricjapi, Peshqit, Demi.

DASHI

Dashuria: Zhvillimi i mirë i jetës dashurore dhe shoqërore do t’ju inkurajojë të vazhdoni tutje. Shumica në lidhjet e tyre do të sjellin një frymë freskie, duke shkuar në ndonjë vend interesant. Ata të cilët janë akoma beqarë do të duhej të dilnin jashtë shtëpisë. Do ta ndihen më mirë në mesin e njerëzve.

-Advertisement-

Karriera: Nuk jeni të sigurt në idealet tuaja. Prandaj kërkoni shembuj të tjerë. Disa thjesht do të fillojnë t’i imitojnë personat nga profesioni i tyre të cilët u pëlqejnë. Madje kjo ndodh ndonjëherë, mirëpo duhet të arrini veten dhe specifikat tuaja. Merruni me qëllimet tuaja.

Shëndeti: Mbushni bateritë me relaksim.

DEMI

Dashuria: Sfidat familjare në një masë të mirë do të preokupojnë kujdesin dhe jetën tuaj jetësore. Demat në lidhjet dashurore do të balancohen midis partnerit dhe familjes nga e cila rrjedh mirëpo marrëdhëniet me personin e dashur paksa të çrregullohen. Beqarët do të qëndrojnë në shtëpi.

Karriera: Në vendin punë gjithnjë e më shumë do të ndihet atmosferë e vërtetë pune. Ju me siguri do të argëtoni të tjerët në çastet e vështira. Dikush ndoshta do të ankohet që ka shumë punë, mirëpo ju të gjithën do ta shndërroni në shaka. Në këtë mënyrë do të inkurajoni edhe veten edhe kolegët.

Shëndeti: Mungesën e energjisë plotësojeni me plan të mirë, transmeton Telegrafi.

BINJAKËT

Dashuria: Ata të cilët kanë familje ditët më me dëshirë do t’i kalojnë bashkë me të. Ata që janë çift do të kalojnë një periudhë turbulente ku do të duhen të tregojnë mjaft tolerancë dhe vetëkontroll. Nuk bën të hyjnë në debat të kotë. Më mirë është të duroni pak, më mirë do të kaloni.

Karriera: Me kalimin e javës, do të vëreni që po bëheni gjithnjë e më kreativ. Për këtë shkak do të filloni të punoni me më shumë kënaqësi. Idetë tuaja do të pranohen mirë nga personat e rinj. Disave do t’u jepet rasti për paraqitje apo prezantim para publikut.

Shëndeti: Bëhuni ai që jeni.

GAFORRJA

Dashuria: Përfundimisht do të përmirësohet lidhja juaj, mirëpo akoma herë pas here do të ballafaqoheni me sfida dhe grindje. Do të keni humor të mirë, mirëpo shpejtësia me të cilën do të pikëlloheni akoma është e pranishme. Prandaj kontrolloni emocionet dhe besoni që e nesërmja do të jetë më e mirë.

Karriera: Gjasat për zhvillim të karrierës do të jenë ngushtë të lidhura me angazhimet dhe stresin. Ju duhet të vlerësoni forcën tuaj dhe të kundërshtarit dhe të veproni me mençuri. Është me rëndësi të racionalizoni forcat tuaja.

Shëndeti: Rregulli i pushimit gjithmonë le të ndjekë rregullin e aktivitetit.

LUANI

Dashuria: Është e mundshme që t’ju mungojnë sfidat në jetën private. Atraksionet të cilat i dëshironi do të mungojnë, prandaj mos krijoni situata artificiale për shkak të sportit. Ka rrezik të futeni në kurthin e iluzioneve. Pranojeni këtë si qetësi të përkohshme dhe kënaquni me gjëra të vogla.

Karriera: Para jush janë ditët kur me siguri do të keni gjasa të tregoni sa jeni të përzemërt dhe gatshëm në punën tuaj. Do të jetë e mirëseardhur sfida të cilën do ta pranoni dorëhapur. Shumica mu atëherë do ta kuptojnë që i keni ende disa shkathtësi.

Shëndeti: Ngadalësoni nevojën tuaj për aksion me çdo çmim.

VIRGJËRESHA

Dashuria: Keni ide të mira se si ta argëtoni dhe ta bëni për vete një person që po ju pëlqen. Do të angazhoheni për të arritur sukses. Me siguri do të keni sukses, por me kushtin që t’i pranoni edhe një kompromis dhe të mos reagoni ndaj çdo provokimi. Provokime do të keni edhe në vazhdimësi.

Karriera: Asgjë nuk është e rastësishme, madje as ajo që mu juve t’ju ndodh shumëçka që ju vë në lajthitje. Megjithatë, nuk është edhe aq keq, sepse ngadalë po e merrni situatën nën kontroll. Kjo do të ecë gradualisht. Prandaj mos u ngutni, por ecni hap pas hapi. Përmbajuni rregullave të punës.

Shëndeti: Çdo gjë më vonë do të jetë në vendin e vet.

PESHORJA

Dashuria: Kthjelltësia, fryma pozitive, karizmi dhe kënaqja me gjëra të vogla – që të gjitha këto do të shënojnë jetën tuaj private këto ditë. Prandaj mos u brengosni rreth imtësive, ato nuk janë edhe aq të rëndësishme. Më me dëshirë kënaquni me atë që po e jetoni. Disa do të fantazojnë.

Karriera: Do të keni dëshira të tepërta dhe gjasa shumë të vogla për realizimin e menjëhershëm të tyre. Ambiciet tuaja nuk janë të vogla, mirëpo rrethanat do t’jua imponojnë bashkëpunimin e domosdoshëm me të tjerët. Tani është koha e volitshme për planifikimin e veprimeve të reja, por realizimi i tyre ndoshta duhet të presë pak.

Shëndeti: Bëhuni të durueshëm.

AKREPI

Dashuria: Me siguri do të ndiheni paksa i vetmuar por do të ëndërroni syhapur. Pajtohuni dhe tërhiquni në qetësinë e meditimeve. Mos prisni edhe aq shumë nga ajo që aktualisht keni. Kështu më së miri do të mbani status quo-në solide.

Karriera: Rrethanat, njerëzit dhe ngjarjet gjithnjë e më shumë do t’ju bindin që duhet të punoni në zhvillimin dhe perfeksionimin tuaj profesional. Nuk jeni edhe aq profesionist, mirëpo do të kërkoni të gjitha informacionet të cilat do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Shëndeti: Nuk keni probleme shëndetësore.

SHIGJETARI

Dashuria: Nëse jenë në lidhje të gjatë dashurore, do të keni nevojë për më shumë lëvizje. Personit tënd më të dashur kjo gjë nuk është e thënë përherë t’i pëlqejë, andaj përpiquni ta merrni me vete apo t’ia shpjegoni nevojën tuaj për të qenë me shokët. Beqarët lehtë do të gjejnë shoqërinë e gjinisë tjetër.

Karriera: Gjatë ditëve të ardhshme dija juaj gjithnjë e më shumë do të vlerësohet. Jini të vetëdijshëm për profesionalizmin tuaj dhe lirisht prezantoni aftësitë tuaja. Është e mundshme që gjithnjë e më shumë njerëz t’ju kërkojnë këshilla apo do t’ju ofrojnë punë ku kërkohen shkathtësi të mëdha.

Shëndeti: Nëse duhet të përballeni me probleme shëndetësore, mos hezitoni. Mos u frikësoni.

BRICJAPI

Dashuria: Tanimë e dini se si duhet të lëshoni pe dhe lehtë pranoni kompromise. Prandaj edhe lidhja juaj do të ketë perspektivë të mirë. Do të keni surprizë kur të lëshoni pe. Do të shihni që nuk duhet gjithmonë të veproni sipas tekave tuaja. Shumica atëherë në tërësi do të tregojnë atë që ndiejnë.

Karriera: Ajo që ka kaluar, nuk kthehet më. Mos i bëni shumë analiza. Lërjani kohës le të punojë për ju, ndërkaq ju përqendrohuni në atë që pikërisht po fillon. Para jush është diçka krejtësisht e re dhe jo krejtësisht e definuar. Bëhuni të hapur për të.

Shëndeti: Mos lëvizni kufij me çdo çmim.

UJORI

Dashuria: Kohë pas kohe do t’ju duket që gjërat po lëvizin më ngadalë se sa do të dëshironit ju. Frika juaj këto ditë është zgjuar dhe kërkon më shumë aksione dashurie. Megjithatë, patjetër duhet të pajtoheni me palën tjetër. Pajtimin do a rrini me pak durim.

Karriera: Gjithnjë e më shumë do të jenë të rëndësishme dija dhe profesionalizmi juaj në punë. Shumica do të kenë rastin të tregojnë talentet e veta specifike apo diploma e tyre do të vlerësohet më shumë. Ata të cilët mësojnë do të jenë më të suksesshëm në dhënien e provimit. Disa do të vënë kontakte me të huajt.

Shëndeti: Kujdesuni më shumë për veten.

PESHQIT

Dashuria: Gjatë javës do t’i keni të gjitha gjasat për jetë më cilësore private. Me siguri kjo do të arrihet nëpërmjet ftesave për argëtime dhe tubime shoqërore, të cilat ju me kënaqësi do t’i pranoni. Në ato tubime do të keni raste për njohje të reja.

Karriera: Punët po intensifikohen, por çdo gjë që punoni po merr karakter shkathtësie. Shumica këto ditë do të punojnë më fort ose nga ata do të kërkohet angazhim më i madh në punë. Ata të cilët kërkojnë punë gjithashtu do të jenë mjaft aktivë.

Shëndeti: Mos e injoroni gjumin e rregullt. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera