Lajme

Qeveria nuk e ka në agjendë Projektligjin për arsimin e lartë

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 16 October 2017

Projektligji për arsimin e lartë nuk pritet të shkojë për miratim në Kuvendin e Kosovës gjatë vitit 2017. Ndonëse ky projektligj konsiderohet ndër më të rëndësishmit për fushën e arsimit, në agjendën legjislative për këtë vit, janë paraparë tri projektligje të tjera të arsimit, por jo edhe ai për arsimin e lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Pengesa më e madhe për Projektligjin për arsimin e lartë konsiderohet të jetë Lista Serbe.Kjo për shkak se me miratimin e tij, për herë të parë Universiteti i Mitrovicës Veriore do të figuronte si universitet i Republikës së Kosovës. Për miratimin e projektligjit duhen 2/3 e pakicave.

Sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovci serbët fillimisht kërkojnë që të formohet Asociacioni i komunave serbe, i cili praktikisht do ta menaxhonte arsimin në gjuhën serbe në Kosovë, e pastaj të aprovohet Ligji i ri për arsimin e lartë, ku do të reflektohej ky autorizim i Asociacionit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera