Lajme

Kuvendi i mospunës

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 16 October 2017

Proceset e rëndësishme për vendin po vazhdojnë të stërzgjaten si pasojë e mungesës së seancave të kuvendit. Kurse, krejt kjo situatë sipas analistëve politik po i shkon për shtati edhe koalicionit qeverisës. Sipas tyre, ajo vet e ka të qartë paqëndrueshmërinë e saj prandaj edhe po blen kohë duke ikur dhe u fshehur prapa zgjedhjeve lokale, transmeton zeri.info.

“Koalicion e vendimeve të mëdha” dhe “lidership i guximshëm” . Këto ishin dy epitetet që koalicionin qeverisës i kishte dhënë vetës në fushatën parazgjedhore. Por, deri më tash, gjihcka që po vërtetohet në realitet është “Paralizimi i Kuvendit”.

Në më shumë se një muaj punë, deputetët deri më tani kanë miratuar vetëm projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë mbajtur vetëm dy seanca të rregullta, transmeton zeri.info.

-Advertisement-

Nga 3 tetori ata nuk kanë mbajtur asnjë seancë tjetër, kurse në anën tjetër ata po bëjnë fushatë gjithandej për zgjedhjet lokale. Deputetët opozitarë thonë se pozitës i mungojnë numrat dhe se s’mund ta sjellin asnjë çështje në Kuvend. Për këtë arsye sipas tyre, Kuvendi është “paralizuar”. Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike thonë se qeveria ka frikë të përballet me opozitën. Madje, ata nuk mohojnë faktin se qeveria edhe po blen kohë duke e ditur situatën në të cilën është.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera