Lajme

“Kosova shpalli pavarësi të njëanshme”

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 14 October 2017

Lideri i Partisë së Lirisë në Austri, Heinz Christian-Strache ka thënë se gjendja e tanishme e Kosovës, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme.Sipas tij, standardet dhe e drejta për vetëvendosje duhet të jenë të vlefshme për të gjitha kombet, dhe se duhet të respektohet zbatimi i ligjit ndërkombëtar.

“Në Kosovë, në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së ka ndodhur një deklaratë e njënashme e pavarësisë, e cila është në kundërshtim me të drejtën nërkombëatre. Në Kataloni populli u ftua të bënte një deklaratë, kurse autoritetet iu përgjigjën brutalisht qytetarëve”, tha Stracher, transmeton lajmi.net

Strache tha se për Kosovën dhuet të bëhet një zgjidhje ndryshe.“Megjithatë është gjithashtu e rëndësishme se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Një pjesë e zgjidhjes mund të jetë që Kosova ta ketë të drejtën e vetëvendosjes, dhe së paku statusin e autonomisë gjithpërfshirëse”, tha ai.Kujtojmë se Austria është një nga vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera