Sport

Juventus – Lazio, ndeshje dramtike, por ja kush fitoi në fund

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 14 October 2017

Lazio e ka mposhtur 2:1 Juventusin.

Juventusi është njoftuar me humbje në Serie A këtë edicion pasi është mposhtur 2:1 në shtëpi nga Lazio.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 24’ me golin e Douglas Costas.

-Advertisement-

Por, mysafirët përmbysën gjithçka me dy golat e sulmuesit në top formë, Ciro Immobile, që realizoi në minutat (47’) dhe nga penaltia (55’).

Juve kishte mundësi të merrte së paku një pikë, por nga pika e bardhë dështoi Paulo Dybala në minutën e 97’të, duke mbetur kështu rezultati 1:2 në favor të mysafirëve.

Pas kësaj humbje, Juve ka mbetur në kuotën e 19 pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka tani edhe Lazio në pozitën e tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera