Sport

Klopp rrezikon: Salah do të ekzekutojë penalltitë

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 14 October 2017

Mohamed Salah tani e tutje do t’i ekzekutoj penalltitë te skuadra angleze e Liverpoolit.

Kështu së paku pohon trajneri i kësaj skuadre Jurgen Klopp, i cili është bind në cilësinë dhe qetësinë e egjiptianit në ekzekutimin e 11-metrëshave.

E gjithë kjo pasi që sulmuesi anësor realizoi një gol nga pika e bardhë në të 94 minutë për kombëtaren egjiptiane, e cila vulosi fitoren 2-1 ndaj Congos, gjë që bëri të kthehet në botëror pas 27 vjetëve, Egjiptin.

-Advertisement-

“Pothuajse përjetova një sulm në zemër, mendova se duhej të shkoj atje dhe të merrja situatën. Por, ai e bëri dhe në këto momente po them se është ekzekutuesi ynë numër 1 i penaltive”, tha trajneri gjerman.

Mediat britanike e shohim si të rrezikshëm këtë veprim të Kloppit duke pasur parasysh se Salah ka realizuar 56 për qind të rasteve të penalltive.

Salah në 83 për qind të rasteve ka qenë i suksesshëm para portave të kundërshtarëve në Ligën Premier

Theksojmë se 25-vjeçari ka shënuar katër gola në shtatë paraqitje e gjertanishme në sezonin e ri të Ligës Premier ndërsa ka qenë i suksesshëm në 83 për qind të rasteve kur kishte në shënjestër golin e rivalit.

Liverpooli ka pasur dy penalti deri më tani këtë sezon, ku Firmino ka shënuar një herë dhe njëherë nuk është treguar i suksesshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera