Sport

Lajm i mirë për Romën

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 13 October 2017

Roma ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes derbi me Napolin në fundjavë.

Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti italian, Eusebio Di Francesco ka kompletuar grupin e lojtarëve.

Dy yjet e transferuara gjatë këtij afati kalimtar të verës, Patrick Schick dhe Rick Karsdorp janë rikthyer nga lëndimet.

-Advertisement-

Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi iu janë bashkuar skuadrës në stërvitje dhe pritet të grumbullohen për ndeshjen e fundjavës.

Schick ka zhvilluar vetëm një lojë zyrtare me Romën duke u aktivizuar 15 minutat e fundit në takim ndaj Veronës.

Ndërkohë mbrojtësi i ardhur nga Feyenoord, Rick Karsdorp iu desh të operonte gjurin dhe nuk ka pasur mundësi të luaj.

Gjithsesi Di Francesco nuk pritet t’i aktivizojë nga minuta e parë lojtarët, por pritet aktivizimi i tyre në pjesën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera