Rasti i djeshëm kur skuadra e Vëllaznimit kërkoj faull ndërsa gjyqtari nuk mendoj ashtu dhe më pas në po atë aksion Prishtina fiton një të tillë dhe nga aty bie goli i vetëm në ndeshje, ka prekur thellë skuadren nga Gjakova.
Mirëpo faqja zyrtare e Prishtinës, është tallur me Munishin duke ja përmendur rastin me gjyqtarin Bajram Gashi, shkruan futbollikosovar.com.
Ja postimi i plot i Prishtinës:
Ankesa e Ismet Munishit, shiheni me kujdes, Januzi fare nuk e ka prek kundërshtarin.Por, mbase po të ishte gjyqtari i Ismet Munishit, Bajram Gashi, jo vetëm që do ta gjykonte faull, por edhe do të na ndëshkonte me karton të kuq!!!
“A e mujmë Prishtinën? E mujmë bre…”!?!?!