Bach shqetësohet për shëndetin e Majlinda Kelmendit
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 12 October 2017
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka shfaqur interesim të madh për shëndetin e kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi.
I pari i sportit në botë, e ka shprehur brengën e tij gjatë takimit me anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, Shqipe Bajçinca – Brestovci dhe Agron Kuka, si dhe zyrtaren e KOK-ut, Rejhan Halili.
Takimi ka ndodhur në Vilnius të Lituanisë, ku po mbahet “Forumi i Evropës për Avancimin e Grave në Rolet Udhëheqëse” dhe në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e KOK-ut.
Kuka, që njëherit është edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka rrëfyer bisedën me Bach.
“Jam takuar edhe dy herë më parë me Bach dhe duke qenë edhe kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, u ndalë më shumë tek ne. Ai më pyeti për Majlinda Kelmendin, për të cilën nuk kishte qenë në dijeni për lëndimin dhe u befasua kur i tregova. Bach u shqetësua dhe u interesua duke më pyetur se ku është duke kryer rehabilitimin dhe nëse është në duar të sigurta”, tregon Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.
Pikërisht presidenti i KON-it ishte ai që ia kishte dorëzuar medaljen e artë Majlindës në Lojërat Olimpike “RIO 2016”. “Më porositi t’i bëjë të fala Majlindës dhe më tha se e ka përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, shton më tej kryetari i FXHK-së.
Kelmendi u lëndua në botërorin e Budapestit, për çka u operua muajin e kaluar në Slloveni. Për rehabilitimin e saj në Slloveni, KOK-u e ka mbështetur me 4 mijë Euro.
Bach kishte bërë hapjen e këtij Forumi që u mbajt për dy ditë me radhë (10/11 tetor 2017), derisa paraprakisht kishte parakaluar nga të gjithë banerët e Komiteteve Olimpike. Ai ishte ndalur më gjatë tek baneri i Komitetit Olimpik të
Kosovës, duke bërë edhe foto, për të treguar miqësinë e madhe që ka krijuar ndër vite me drejtuesit e KOK-ut. Kujtojmë që ai para dy vite vizitoi edhe Kosovën.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...