Cana: Futbollit shqiptarë nuk do t’i mungojë kurrë talenti
Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 11 October 2017
Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka folur pas ceremonisë së tij lamtumirëse nga futbolli.
Lorik Cana ka folur për të ardhmen e futbollit shqiptar, ku insiston se kurrë nuk do të mungojnë talentet.
“Futbollit shqiptar nuk do i mungojë kurrë talenti. Thjesht duhet që të mos humbasim kohë. Vendet e tjera po zhvillohen duke ngritur struktura për të marrë më të mirën nga burimi njerëzor që kanë. Duhet të punojmë që kushtet që u ofrojmë fëmijëve të jenë të mira”, tha Cana në emisionin “Wake Up” në Top Channel.
Ai po ashtu ka folur edhe për jetën e tij pas futbollit dhe për ceremoninë lamtumirëse para ndeshjes me Italinë.
“Jeta vazhdon pas lënies së futbollit. Për të gjithë vjen moment kur përfundon karriera. Asnjëherë nuk je gati për të lënë pasionin, kurrë nuk ke dëshirë që të përfundojë, por është një moment që vjen për të gjithë”, vazhdoi Cana.
“Në plan ishte fillimisht mos ta linim vetëm me një ceremoni. Menduam pas Europianit për një miqësore ku të luaja pak, por nuk u krijuan kushtet dhe mundësia e fundit ishte ndeshja me Italinë. Ishte mundësia më e mirë e fundit. Po të kisha dalë pa djalin në fushë, nuk do isha emocionuar pasi kam 15 muaj që e kam lënë futbollin. Më emocionoi sepse isha me të në një stadium plot”, tha në fund ish-kapiteni I kombëtares.
Të tjera
-
Kurti: Duke e forcuar Forcën tonë, e forcojmë dhe e bëjmë më të qëndrueshme Republikën
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së ...
-
Bajrami ironizon me premtimin e Kurtit për fabrikën e municionit, ia kujton atë të keqapit që s’e bëri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë ...
-
Ramush Haradinaj nesër në ora 17:00 do të mbajë konferencë për media
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për med...
-
Infokusi siguron fakte: Si u zgjedh Arben Krasniqi kundërligjshëm dhe me më së paku pikë sekretar i përgjithshëm i qeverisë
Sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, u mor vendimi që në pozitën e sekreta...
-
Bedri Hamza takon Edi Ramën në Tiranë për 28 Nëntor: Të bashkuar për të nderuar trashëgiminë dhe për të punuar për të ardhmen
Badri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, sot ka takuar Edi Ramën, Kr...
-
KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike do të bëhen me automatizëm
KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike p...
-
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë ...
-
Ish-ministrat Shala e Krasniqi deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe Vesel Krasniqi, ...
-
Skandaloze: Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen të hyjë në shkollë për shkak të veshjes kombëtare
Erdhi në shkollë për të vijuar mësimin sikurse çdo ditë tjetër. Mirëpo, të...
-
Shërohet trevjeçarja nga Prishtina e cila ishte diagnostikuar me tumor
Trevjeçarja Nina Dragusha, është shëruar plotësisht. Ajo qëndroi për trajt...
-
Abdixhiku takon ambasadorin Sprecher, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvillua...
-
Qeveria australiane miraton projektligjin, fëmijëve u ndalohet përdorimi i rrjeteve sociale
Dhoma e Përfaqësuesve në Australi miratoi të mërkurën një projektligj që do t...