Sport

Tifozët kosovar e “kallin” atmosferën në Shkodër, largohen nga sigurimi i Edi Ramës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 09 October 2017

Shumë tifozë kanë udhëtuar për në Shkodër, për ta përcjellë ndeshjen e fundit të Shqipërisë kundër Italisë, shkruan IndeksOnline.

Madje për këtë ndeshje kanë udhëtuar edhe tifozë nga Kosova, të cilët po e “kallin” atmosferën afër stadiumit “Loro Borici”.

Madje në momentin kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu afrua stadiumit, tifozët e Feronikelit dhe të klubeve tjera kosovare i ndezin disa tymuese, për të cilën u detyruan të largoheshin nga sigurimi i Ramës.

-Advertisement-

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e fundit për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, zhvillohet sonte nga ora 20 e 45./IndeksOnline/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera