Lajme

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë tjetër për kundërshtim të kategorizimit

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 09 October 2017

Veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot për disa orë  para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.

Veteranët u takuan me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj i cili u premtoj se pagat do ti  marrin  menjëherë pas miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Infokusi.com

Pagesat e veteranëve të UÇK-së janë ndaluar që nga gushti i këtij viti për shkak të mos shqyrtimit të buxhetit te Kosovës.

-Advertisement-

Selman Qerimi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrës në protestë në një prononcim ekskluziv për portalin “Infokusi.com” ka thënë se vonesës së pagave u shtohen edhe shumë pakënaqësi të tjera

E  më e rëndësishmja sipas Qerimit është kundërshtimi i kategorizimit të veteranëve të luftës.

“ Është diskriminuese të bëhet  kategorizimi i veteranëve të luftës andaj ne e kundërshtojmë fuqishëm atë, ne si luftëtar të UÇK-së kemi marrë pjesë në luftë për një qëllim por pa e ditur datën kur do të përfundoj ajo “ ,ka thënë Qerimi.

Qerimi ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër kategorizimit të veteranëve

“Protesta e sotme është vetëm paralajmërim sepse protesta të tilla kundër kategorizimit të veteranëve do të organizohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Qerimi

Ai ka komentuar edhe fryrjen e numrit te veteranëve duke thënë se ka pjesëmarrës të luftës që nuk gëzojnë statusin e veteranëve ndërsa ka edhe prej atyre që gëzojnë këtë status pa qenë farë në luftë

“Është vërtetë brengosëse që akoma kemi bashkëluftëtar që nuk i njihet statusi i veteranit dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme ndërsa ka prej atyre që gëzojnë statusin e veteranit por nuk kane qenë asnjëherë pjesëmarrës në luftë, por kjo le të mbetët në ndërgjegjen e tyre” ka përfunduar Qerimi

Qerimi që është gjithashtu pjesëmarrës në luftën e Kroacisë,  ankesa kishte edhe në moszbatimin e benificionëve në shëndetësi, arsim, pagesa administrative etj.

Kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim:

1.Kategoria e parë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 250 euro.

2.Kategoria e dytë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga luftë pas datës 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 170 euro

3.Kategoria e tretë, Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 mars 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 120 euro /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera