Sport

Panucci ndryshon formacionin për ndeshjen me Italinë

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 09 October 2017

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë, 4-5-1.

Nga minuta e parë do të luajë kapiteni Ansi Agolli, ndërsa konfirmohen edhe Ergys Kaçe e Eros Grezda.

Pak nga starti i ndeshjes së fundit të eliminatoreve, trajneri Christian Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Siç raporton Supersport, Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mërgim Mavrajt në krah të Arlind Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grezda dhe Kaçe.

-Advertisement-

Një vend titullari e ka dhe ledian Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka pasur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Migjen Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Armando Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferencën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të pasur formacionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera