Sport

Shqipëri – Itali, formacionet

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 09 October 2017

Mavraj dhe Roshi pritet të jenë titullarë kundër Italisë, ndërsa do të mungojnë për shkak të kartonëve Xhaka dhe Llullaku.

Janë publikuar formacionet e mundshme për sfidën mes Shqipërisë dhe Italisë që do të zhvillohet sonte në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Mërgim Mavraj dhe Odise Roshi pritet të rikthehen në formacionin startues, që munguan ndaj Spanjës për shkak kartonësh

-Advertisement-

Ndërsa sonte do të mungojë për Kombëtaren shqiptare, Taulant Xhaka, po ashtu për shkak kartonëve, gjithashtu edhe Llullaku nuk është në dispozicion të Christian Panuccit, transmeton Gazeta Express.

Edhe Itali do të nisë këtë ndeshje në mungesë të disa lojtarëve, duke veçuar kështu Verrattin, Belottin dhe De Rossin – që të tre për shkak të lëndimeve.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli; Kace, Memushaj, Latifi; Roshi, Sadiku, Balliu.

Italia: Buffon; Darmian, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Parolo, Gagliardini; Candreva, Immobile, Eder, Insigne.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera