Deputetët në garë për kryetarë të komunave
Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 09 October 2017
Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Lëvizja Vetëvendosje! është në vendin e parë me gjashtë deputetë të cilët pretendojnë të bëhen kryetarë të komunave, shkruan “Epoka e re”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Driton Çaushi, është kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës, deputeti Sami Kurteshi është kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, deputeti Faton Topalli është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, deputeti Salih Salihu është kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, deputeti Mytaher Haskuka është kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit si dhe deputeti Qëndron Kastrati është kandidat për kryetar të Komunës së Dardanës. Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila, në garën për kryetarë të komunave, ka tre deputetë, dy prej të cilëve garojnë për kryetar komune, kurse njëri është bartës i listës për asamble komunale.
Deputeti i PDK-së, Agim Aliu, është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, ndërsa deputeti Zenun Pajaziti është kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, kurse deputeti Hajdar Beqa është bartës i listës për asamblenë komunale në Gjakovë.
Partitë e tjera kanë vetëm nga një deputet në garën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vetëm deputeti Arban Abrashi është kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Po ashtu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këto zgjedhje është e përfaqësuar vetëm nga një deputet. Deputeti i saj, Gani Dreshaj, është kandidat për kryetar të Komunës së Burimit. Gjithashtu, edhe Nisma për Kosovën ka një deputet në garën për pushtetin lokal. Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, është kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit. Pjesë e garës lokale është edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidon për t’u rizgjedhur kryetare e Komunës së Gjakovës.
Përveç partive shqiptare, pjesë e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit janë edhe deputetët e partive minoritare. Deputetja e pavarur nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, është kandidate për kryetare të Prizrenit. Edhe disa ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë i janë nënshtruar garës për zgjedhjet lokale.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është edhe kandidat për asamble komunale i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Edhe ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Kujtim Gashi, është bartës i listës së PDK-së për asamblenë komunale në Prizren. Po ashtu, edhe ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Nismës për Kosovën. Gjithashtu, edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Pjesë e garës zgjedhore të 22 tetorit është edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, i cili kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Analisti i proceseve zgjedhore dhe politike nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Albert Krasniqi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se, në mungesë të resurseve njerëzore, subjektet politike janë detyruar t’i kandidojnë dhjetëra deputetë për kryetarë të komunave. “Kandidimi i shumë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kryetarë të komunave vjen si rezultat i mungesës së resurseve njerëzore që i kanë subjektet politike. Prandaj subjektet përpiqen që me njerëzit e njëjtë të garojnë në të dy nivelet, edhe për Kuvendin e Kosovës, edhe për kuvendet komunale dhe komunat”, ka deklaruar ai.
Ndonëse ligj nuk e ndalon një gjë të tillë, Krasniqi ka thënë se deputetët nuk do të duhej t’i hynin garës për pushtet lokal. Sipas tij, përfshirja e deputetëve në zgjedhjet lokale po e pengon funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...