Lajme

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç për dialogun e brendshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 08 October 2017

Ministri i Jashtëm serb, Ivicia Daçiç ka hedhur poshtë pretendimet se me dialogun e brendshëm do të njihet pavarësia e Kosovës dhe se kjo e fundit do të marrë një ndenjëse në OKB.

“Nëse dikush mendon se Serbia po i përgatit Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara ose për njohje të saj, nuk ka njohuri e as përvojë politike”, është shprehur kryediplomati serb. I pyetur nëse temë e dialogut do të jetë ‘Kosova në OKB’ ai u shpreh me ironi duke thënë se “Prishtina mund ta ketë vetëm një stol”.

Më tej Daçiç nënvizoi se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme për t’u anëtarësuar në UNESCO. Gjithashtu shtoi se Serbia punon çdo ditë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera