Sport

“E veçantë sfida me Italinë, por jam profesionist dhe do të japim maksimumin”

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 08 October 2017

Për Panuccin, do të jetë shumë e çuditshme përballja me Italinë në “Loro Boriçi” të hënën.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, për “Mediaset Premium” ka thënë se do të jetë e çuditshme të përballet me Kombëtaren italiane, tek e cila thotë se “ka shumë negativitet”.

“Është shumë normale të përfundosh e dyta në grup pas Spanjës, por e dimë se tek Italia shpeshherë ka shumë negativitet”, është shprehur Panucci për Mediaset Premium.

Përkundër që përbllet me vendlindjen e tij thotë se do të japë maksimumin për ta mposhtur atë.

-Advertisement-

“Do të jetë një ndjenjë e pabesueshme të përballem me vendin tim, por jam profesionist dhe do ta mbroj punën time deri në vdekje. Do të motivoj në maksimum lojtarët që të japin maksimumin”, shtoi ai.

“Shqipëria ka themele solide dhe synojmë Euro 2020. Sjell idetë e mia, duke ditur se kam punuar me disa prej trajnerëve më të mirë gjatë karrierës time dhe kam mësuar shumë”, ka theksuar mes tjerash Panucci.

Shqipëria e pret të hënën në “Loro Boriçi” kombëtaren italiane për ta zhvilluar ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera