Sport

Juventusi vazhdon kontratat me katër lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 07 October 2017

Drejtuesit e Juventusit kanë paralajmëruar se do t’i rinovojnë kontratat me katër futbollistë.

Giuseppe Marotta, drejtori sportiv i Juventusit, ka bërë të ditur se kampioni i Serie A do tu ofroj kontrata të reja katër lojtarëve. Fjala është për Paulo Dybalan, Giorgio Chiellinin, Andrea Barzaglin dhe Alex Sandro, përcjell Express.

“Dybala? Nëse do të vijë ndonjë ofertë do ta marrim në konsideratë, por aktualisht nuk kemi dëshirë të shesim dhe do të bëjmë një sforco financiare për t’i siguruar atij një kontratë të përjetshme, duke qenë se ai vet ka shprehur dëshirën për të mos u larguar kurrë nga ne”, ka deklaruar Marotta.

-Advertisement-

“Gjithashtu do të shqyrtojmë edhe detajet e kontratës së Alex Sandro edhe pse ajo skadon në vitin 2020. Rinovim do të ketë edhe për Chiellinin e Barzaglin. Me Chiellinin kontrata do të rinovohet deri në vitin  2020, ndërsa për Barzaglin rinovimi do të jetë i përvitshëm”, ka theksuar Marotta.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera