Sport

Milan gati për Interin, dy lojtarë i rikthehen nga lëndimi

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 07 October 2017

Milanit po i rikthehen lojtarët nga lëndimi para derbit me Interi.

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ka marrë një lajm të mirë pas seancës stërvitore, e cila është zhvilluar të shtunën paradite.

Sipas Sky Sport, sulmuesi kroat, Nikola Kaliniç po vazhdon punën e rimëkëmbjes dhe pritet të jetë gati për derbin ndaj Interit, i cili luhet me 15 tetor.

Kurse, me ekipi në stërvitje ka dal edhe mesfushori, Giacomo Bonaventura, përcjell Gazeta Express.

-Advertisement-

Ndërsa, në dyshim për ndeshje ndaj Interit është mbrojtësi argjentinas, Mateo Musacchio, i cili  ka pësuar një lëndim. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera