Përmbajtja e teksteve shkollore shqiptare shqetëson Greqinë
Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 06 October 2017
Zëvendësministri i Jashtëm grek, Gianis Amanatidis, në një interpelancë në Parlamentin grek është përgjigjur në lidhje me tekstet mësimore të shkollave në Shqipëri që prekin tema të karakterit historik dhe gjeografik, duke e konsideruar të papranueshme përmbajtjen e tyre.
“Shqipëria është anëtare e UNESCO-s dhe e Këshillit të Evropës. Por politika arsimore e saj, që po e zbaton këtu, nuk përputhet me vlerat bazë. Domethënë me tolerancën, mirëkuptimin e përbashkët dhe shmangien e ripërsëritjes së steriotipeve negative. Ruajtja e këtyre pjesëve të papranueshme dhe fyese për vendin tonë në kapitullin “Zonat shqiptare në Greqi”, për fat të keq na tregon se ende shteti shqiptar është i mbërthyer nga koncepte anakronike, etnike dhe mega-ideatike, që në radhë të parë i shkaktojnë dëm vetë Shqipërisë”, ka deklaruar Amanatidis.
Sipas zv/ministrit grek, pala shqiptare ishte zotuar në shkurt të këtij viti, në takimin e tretë të komisioneve dypalëshe, për rishikimin e teksteve dhe pastrimin e librave shkollorë nga “përcaktimet irredentiste” apo “përmbajtjet me frymë nacionaliste”, se do të rishqyrtonte problemin në një mbledhje në muajin maj, e cila nuk u bë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri.
Për librat në fjalë është pyetur nga shtypi grek edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, në ministerialin e Selanikut.
“Këto harta para një viti ua tregoja gjithë kolegëve të mi në Këshillin për çështjet evropiane. Pra, pozicioni im është bërë publik para një viti kur kam thënë se këto harta janë të papranueshme për të dhënat evropiane. Sidoqoftë, ne kemi ndërmarrë hapa që atëherë. Diskutojmë për çështjet e librave me shqiptarët, ka një grup të përbashkët ku ne kemi bërë progres të madh dhe shpresojmë se për një vit do të kemi përfunduar të gjithë librat shkollorë. Kanë mbetur vetëm dy libra të klasës së tretë gjimnaz dhe në lice”, ka thënë Kotzias.
Pretendimi i zyrtarëve grekë është se në komisionet dypalëshe është rënë dakord që Greqia të heqë nga libri i historisë çështjen dhe pavarësinë e Vorio Epirit, kusht që është plotësuar.
Ndërsa Shqipëria, siç theksojnë burime pranë Ministrisë së Jashtme greke, ende nuk ka hequr hartat, sipas saj, irredentiste dhe “historinë inekzistente” të saj kundër Greqisë. /tch/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...