Bulliqi: Kemi gjetur parregullsi me Demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 06 October 2017
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka marrë kompetenca shtesë dhe po i shqyrton dokumentet dhe faktet ekzistuese në lidhje me shënjimin e vijës së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Janë një sërë parregullsish dhe nga ajo që kemi arritur të shohim që në fillim, vërehet një tejkalim i kompetencave të atij Komisioni. Ai Komisioni nuk ka pasur të drejtë të bëjë delimitacion (caktim i kufirit) të ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, për faktin se ka ekzistuar një kufi i delimituar që nga viti 1946”, tha Bulliqi.
Sipas tij kompetenca e Komisionit ka qenë vetëm të gjejë pikat kufitar ku ka kaluar linja kufitare.
Bulliqi tha se analizat do të bëhen edhe na aspektin e së drejtës ndërkombëtare, fakteve hartografike, natyrore dhe atyre në gjeodezi.
“Kur të analizohen të gjitha këto gjëra, sigurisht që do të kemi nevojën që të bëjmë edhe disa vizita të drejtpërdrejta në terren”, theksoi Bulliqi.
Ndërkohë, Ali Lajçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror pritet punë e drejtë, pasi që sipas tij, Demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që duhet zgjidhur.
Ramiz Dreshaj, banorë nga Rugova e Pejës që ka tokë afër vijës kufitare tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë mirë që ka emëruar një Komisioni të ri për çështjen e Demarkacionit.
Dreshaj tha se do t’u besojë të gjeturave të Komisionit të ri në rast se ata do dalin në terren.
“Shpresojmë se do të ketë sukses ky Komision. Duhet të dalë në terren Komisioni i ri, pasi që Komisioni i kaluar i ka bërë vlerësimet nga tavolina me tahmin (hamendje). Duhet të dilet në të gjitha anët, në bjeshkë, në këmbë, në fshatra dhe duhet të tregojë, pra edhe pse janë hartat, duhet të tregojë se ku kanë qenë mexhat (pikat kufitare)”, tha Dreshaj.
Ndërkohë, sipas kryesuesit të Komisionit të ri shtetëror, Shpejtim Bulliqit në gjithë këtë proces ri-vlerësimi janë ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar dhe të gjithë ata që janë të interesuar që të ndihmojnë në zhbllokimin e gjendjes. Megjithatë, Bulliqi tha se Komisioni i jep llogari atyre të cilët e kanë formuar.
“Ne nuk jemi Komision që jemi formuar nga faktori ndërkombëtar, por jemi Komision që na kanë krijuar institucionet dhe përgjegjësinë ua japim institucioneve tonë. Sigurisht që jemi të gatshme dhe të hapur me të gjithë faktorët relevant të ulemi dhe ta diskutojmë problemin hapur. Ta diskutojmë ku janë lëshimet, ku janë problemet e defektet e gjithë këtij procesi. Por, ne jemi Komision që jemi formuar në bazë të rregullativave ligjore që janë në fuqi”, tha Bulliqi.
Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do të kërkohen me shkrim në disa institucioneve përkatëse.
Deputete e opozitës nga legjislatura e kaluar kanë thënë se me Marrëveshjen e vitit 2015 për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë territor. Pjesë e opozitës së atëhershme ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili njihet për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj ka thënë se do të priten rezultatet e punës së Komisionit të ri dhe më pas do të dilet me ndonjë zgjidhje. “Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën për Demarkacionin dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë do t’i drejtohemi partnerëve politikë në Kosovë por edhe partnerëve ndërkombëtarë”.
Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, besohet se po e mbanë peng procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka vënë atë si kusht që Kosova duhet ta përmbushë për heqjen e vizave. /rel/
Të tjera
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....