Sport

Formacioni i Shqipërisë kundër Spanjës, debuton “katalanasi” Balliu

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 06 October 2017

Ish-lojtari i Barcelonës, Ivan Balliu, pritet të debutojë me Kuqezinjtë mbrëmjen e sotme kundër Spanjës.

Ashtu siç pritej trajneri i përfaqësueses kuqezi, Christian Panuchi ka vendosur për një formacion mbrojtës, të paktën nisur nga indicjet e dhëna në seancat stërvitore të fundit, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme përballë Spanjës.

Duke ditur nivelin e kundërshtarit, italiani duket se do ta zbresë skuadrën në fushë me një skemë 5-3-2 dhe emri i ri që bie në sy është ai i një shqiptari katalanas, Ivan Balliut.

-Advertisement-

Pritet që ish-lojtari i Barcelonës të debutojë me “kuqezinjtë” mbrëmjen e sotme në mbrojtje në krahun e djathtë, ndërkohë që përkrah tij do të jenë Agolli, Ajeti, Gjimshiti dhe Hysaj.

Sa i përket mesfushës, do të rikthehet Taulant Xhaka, por ndoshta edhe Ergys Kaçe, ndërkohë mesfushori i tretë pritet të ndahet mes Migjen Bashës dhe Ledjan Memushajt, raporton Top Channel.

Në repartin e avancuar, Panuchi ka vendosur të aktivizojë dy sulmues Armando Sadikun dhe Eros Grezdën.

Ndeshja mes Spanjës dhe Shqipërisë do të luhet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Rico Perez” të Alicantes, ku mendohet të jenë të pranishëm rreth 200-300 tifozë shqiptarë, ndërkohë që për të garantuar mbarëvajtjen e takimit janë angazhuar 350 forca të sigurisë private.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera