Rozë

Rita Ora mahnit me dukjen rrugëve të New Yorkut

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 06 October 2017

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të mediave.

Së fundmi është bërë e ditur se ajo do të prezantojë spektaklin gjigant të ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2017”, gjersa është e nominuar gjithashtu në dy kategori.

-Advertisement-

Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të jetë nikoqire e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “MTV EMA 2017”

Ndryshe, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me stil.

Ajo, së fundmi ndodhet në New York, teksa nuk u ka shpëtuar gjatë ecjes në rrugë, paparacëve të cilët e fotografuan atë.

Rita Ora me shumë stil rrugëve të New Yorkut

Bukuroshja bionde dukej mjaft provokuese, veshur me një kostum të zi me një mbulesë të gjatë, në ngjyrë të kuqe.

Këpucët e saj me taka, të ndërlidhura deri lartë te këmbët, ishin një tjetër aksesor interesant që pasuronte stilin e saj.

Rita Ora rrëmben vëmendjen me këpucët e saj të gjata

Ndryshe, kënga e saj e fundit në bashkëpunim me Aviciin “Lovely together” është pëlqyer shumë nga fansat e këngëtares, dhe ka grumbulluar miliona klikime në kanalin YouTube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera