Auto&Tech

Bateria që karikohet për pak sekonda

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 06 October 2017

Një lloj i ri baterie mund të ndihmojë përdoruesit e saj që të mos humbasin kohë për t’i karikuar ato.

“Zap&Go” thotë se ka ndërtuar një bateri me karbon dhe jone, që karikohet për çështje sekondash falë super-kapaciteteve që ka.

Versioni fillestar i prezantuar nga ky start-up britanik nuk është në gjendje që të depozitojë sasi të mëdha energjie, por ideatorët shpresojnë që në të ardhmen të bëjnë modifikimet e nevojshme për të rritur kapacitetin e tyre.

-Advertisement-

“Zap&Go” thotë se kjo lloj bateria mund të përdoret në të ardhmen për pajisjet teknologjike, madje edhe për makinat elektrike dhe me një kosto edhe më të ulët se bateritë aktuale në treg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera