Sport

Panucci ‘kërcënon’ Spanjën

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 05 October 2017

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, e di se nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Spanjës pasi do të përballen me një ndër Kombëtaret më të forta në botë, por thotë se janë këtu për t’i shkaktuar sa më shumë telashe.

“Pres ndeshje sa më serioze. Nuk jemi këtu për të qenë viktima. Jemi këtu për ta bezdisur sa më shumë Spanjën”, ka thënë Panucci.

“Nuk kam asnjë emocion të veçantë. Gjëja më e rëndësishme është ekipi dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë. Është një ndeshje që e ndjek e gjithë bota dhe mund të tërheqë vëmendjen e shumë personave”, shtoi Panucci.

-Advertisement-

“Ndeshjen e parë humbët 2:0?” Çdo trajner ka filozofinë e tij dhe ndaj Spanjës nuk duhet të relaksohemi për asnjë minutë, duhet të jemi të koncentruar dhe të tentojmë të japim më të mirën”, theksoi mes tjerash Panucci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera