Sport

“Zgjohet nga gjumi” kryetari i Vëllaznimit, ai vjen me premtim të madh

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 05 October 2017

Kryetari i Vëllaznimit, Shkëlzen Gashi, ka folur për situatën e klubit që ai e udhëheq.

Sipas Gashit parat për pagat e lojtarëve kanë ardhur, por ata kanë kërkuar të të paguhen të gjithë në klub.

Lojtarët tash e tri ditë janë në bojkot.

-Advertisement-

“FC Vëllaznimi një klub me emër e histori të madhe në futbollin e Kosovës, gjithmonë ka pasur probleme, ndonjëherë më të mëdha ndonjëherë më të vogla”.

“Duke e ditur që Kryetari i tanishëm i Klubit Shkëlzen Gashi është viti i 3-të që e mban Vëllaznimin vetëm, ku dihet se Komuna e Gjakovës për 2 vite i ka jap Vëllaznimit vetëm 25.000 euro gjitha të tjerat janë siguruar nga Shkëlzen Gashi”.

“Kryetari e kishte dhënë datën 01 tetor, por me datën 2 tetor, kryetari i dorëzoi në klub 10.000 euro që të paguhen së pari lojtarët.. por lojtarët nuk deshën t’i merrnin pagat nëse nuk i marrin të gjithë”.

“Unë tashmë jam duke i pregatitur që t’i paguaj të gjitha obligimet, pasi akujt nuk i kam mbetur borxh”, ka thënë Gashi për Gazetën Olle.

Vëllaznimi e ka nisur shumë mirë kampionatin dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës. /Gazeta Olle/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera