Sport

A do të shënojmë fitore ndaj Ukrainës?

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 05 October 2017

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të luajë ndeshjen e radhës kundër Ukrainës, për kualifikimet në botërorin “Rusi 2018”, raporton Infokusi.com.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër me fillim nga ora 20:45.

Kjo përballje nuk do të jetë aspak e lehtë kur kemi parasysh se përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistët të cilët janë të lënduar dhe dy të suspenduar.

-Advertisement-

Enis Alushi, Benjamin Kololli dhe Herolind Shala –  do të mungojnë në “Loro Boriçi” për shkak të lëndimit, ndërsa dy prej tyre Valon Berisha dhe Bernard Berisha do të mungojnë për shkak të kartonëve të verdhë.

Shpresat për një rezultat pozitiv janë mëse të mëdha, entuziazmi dhe dëshira e madhe për fitore është prezente tek Përfaqsuesja e Kosovës. E pse të mos shënojmë fitore kur kemi yje të mëdha në skuadër si Donis Avdijaj (Schalke 04), Milot Rashica (Vitesse), Bersant Celina (Ispwich) e shumë të tjerë.

Të kujtojmë se në përballjen e parë të zhvilluar në Ukrainë, përfaqsuesja jonë kishte pësuar humbje me rezultatin 3:0, por kjo nuk do të duhej të na demotivojë për takimin e nesërm, përkundrazi do të duhej të jemi shumë të motivuar për një fitore që të dëshmojm më në fund se kemi një skuadër shumë premtuese për të ardhmen.

Një formacion i qëlluar nga ana e Albert Bunjakut sigurisht se do të na sjellte një fitore të madhe dhe të shumëpritur. /infokusi.com

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera