Lajme

Gjetaj komenton ndryshimin e Ligjit për personat e Pagjetur

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 05 October 2017

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, në një prononcim për Gazetën Blic ka komentuar takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ç’ast është disktuar edhe çështja e ndryshimit të ligjit për persona të pagjetur.

Gjetaj ka thënë se fillimisht duhet të dëgjohen kërkesat e familjarëve, pasi që në këtë mes është problem definimi i statusit të familjarëve pas gjetjes.

“Në agjendën e ndryshimeve që do të planifikohet për vitin 2018-të duhet të bëhet draft-ligji, duhet të zhvillohen debate për ndryshimin, duhet të dëgjohen kërkesat e familjarëve, në mesin e tyre është si kërkesë statusi i familjarëve pas gjetjes sepse nuk është i definuar personi që identifikohet, familja e tij pastaj çfarë statusi do të ketë, a do të ketë statusin e viktimës civile apo si familjarë i personit të pagjetur, një. E dyta, kohëzgjatja e këtu ka shumë kërkesa tjera të cilat familjarët duhet t’i zgjedhin, t’i identifikojnë, unë i veçova ato që familjarët në takimet tona i kanë përmendur.” tha ai.

-Advertisement-

Ndërsa, i pyetur për pritshmëritë që kanë nga qeveria Haradinaj, Gjetaj ka thënë se ata kanë marrë premtime që kjo çështje do të hyjë në agjendën e Kuvendit dhe të përcillet në Kuvend.

“Qeveria Haradinaj ka premtuar se do të përfundohet kjo çështje dhe do të hyjë në agjendën e Kuvendit, normalisht tash do të formohen komisionet funksionale dhe kjo çështje do të debatohet me komisione, nga struktura e Kuvendit të kaluar është lënë që kjo çështje, pra ligji për persona të zhdukur të draftohet nga qeveria dhe pastaj t’i drejtohet parlamentit.”, shtoi ai.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri Haradinaj ka takuar Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe çështja e ndryshimit të ligjit për persona të pagjetur.

Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur kanë theksuar nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit, sepse ende ka mbi 1600 persona të cilët janë evidentuar të zhdukur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera