Sport

Duka e tepron, ja çka kërkon ndaj Spanjës dhe Italisë

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 04 October 2017

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka kërkuar maksimumin në ndeshjen ndaj Spanjës dhe Italisë.

Armand Duka edhe pse e pranon se Spanja dhe Italia janë shumë të forta, beson se Shqipëria do të bëjë më të mirën dhe mund të marr rezultate pozitive.

Sipas tij Shqipëria nuk mund të bëjë viktimën e gatshme për t’u sakrifikuar përballë dy kampionëve të botës.

-Advertisement-

“Me Spanjën dhe Italinë? Janë dy ekipe shumë të forta, dy kampionë bote. Por, ne nuk jemi ekip për të pranuar humbjet kundër tyre. Ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të bëjmë gjithçka mirë edhe pse fatkeqësisht kemi shumë mungesa. Ndaj kundërshtarëve të tillë kampionë bote duhet të kesh 30 lojtarë. Megjithatë, besoj se ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën dhe mund të arrijmë diçka”, ka thënë Duka për Supersport.

Numri një i Federatës largon presionin mbi kuqezinjtë, por duke kujtuar se përballë dy skuadrave që kanë fituar tituj botërorë, kemi shansin për të promovuar imazhin e futbollit shqiptar.

“Në grup është thuajse gjithçka e vendosur dhe lojtarët nuk kanë përse të kenë presion. Janë ndeshje që do të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe duhet të promovojmë futbollin shqiptar”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera