Sport

Lëndohet ylli i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 04 October 2017

Kosova ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Ukrainën, e cila do të zhvillohet me 6 tetor në Shkodër

Një tjetër problem ka dalë për trajnerin Albet Bunjaki, vetëm dy ditë para ndeshjes me Ukrainën, e cila do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Mesfushori i Brondbyt, Besar Halimi ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë, duke lënë stërvitjen para kohës.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse do të jetë gati për të premten, por mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe, kur dihet forma e mirë që po kalon në Danimarkë.

Përveç Halimit, të lënduar janë edhe Arbër Zenelei, Enis Alushi, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, ndërsa të suspenduar janë Bernard dhe Valon Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera