Sport

Kosova stërvitet edhe sot në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 04 October 2017

Kombëtarja e Kosovës në futboll është tubuar për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror Rusia 2018 ndaj Ukrainës dhe Islandës

Kosova gjatë ditës së sotme do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë nga ora 10:30 deri në orën 12:00.

Më pas për 15 minuta do të jenë për media ku mund të merren prononcime.

-Advertisement-

Kosova të enjten e zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Ukrainën në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

Ndeshja e parë luhet më Ukrainën të premten në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër kurse tre ditë më pas zhvillohet takimi i fundit me Islandën në Reikjavik.

Kosova është në kërkim të fitores së parë ndërkohë që shpresat janë që asjo të arrihet në përballjet e radhës. /gazetaolle/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera