Lajme

Ja sa euro morën deputetët për dy seancat e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 04 October 2017

Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe të ardhura solide shtesë, krahasuar me pjesën tjetër të popullatës.

Deputetët mund të llogarisin në pagesën për secilin angazhim, qoftë nëpërmjet pjesëmarrjes në seanca plenare, në mbledhjet e komisioneve dhe kompensimet për udhëtimet jashtë apo brenda vendit.

Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata marrin 240 euro. Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh.

-Advertisement-

Ndërkaq vetëm në dy seanca të mbajtura dje dhe sot, çdo deputetët i Kuvendit të Kosovës, ka fituar 480 euro. Që i bie se 120 deputetë sa janë, buxhetit të shtetit i kanë kushtuar 57 000 e 600 euro.

Kështu, si tërësi, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili bën monitorimin e rregullt të punës së legjislativit, ka shpjeguar pagat dhe mëditjet që marrin deputetët e kuvendit.

Ai thënë se për çdo seancë deputetët kompensohen me rreth 240 euro, ndërkaq nëse është vazhdim i seancës paraprake këto meditje vlejnë vetëm për një seancë.

“Po ashtu nëse mbahen më shumë se dy seanca gjatë muajit, nuk paguhen për seancën e tretë ose më shumë. Pra nuk munden me marr ma shumë se për dy seanca. Paga mesatare vjetore e deputetëve është rreth 23 mijë euro, që është një pagë dukshëm më e lartë sesa paga mesatare në Kosovë, e cila është 360 euro, kurse për deputetë është 2000 euro”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq sekretari i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi në pyetjen tonë ka preferuar të mos flas fare duke thënë se është i zënë.

Në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, thuhet se përveç të drejtës së kompensimit material në të ardhura mujore, deputetët kanë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit të tyre brenda dhe jashtë vendit me detyrë zyrtare, pastaj të ardhura shtesë për pjesëmarrje në seancat dhe komisionet e Kuvendit, mbulimin e shpenzimeve për telefona dhe derivate të naftës dhe për punën në trupa të tjerë jashtë veprimtarisë së rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera