Sport

Shevchenko kritikon Milanin për transferimet e verës

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 04 October 2017

Andriy Shevchenko edhe një herë tjetër e ka pranuar se Milan ka gabuar që ka transferuar 11 lojtarë brenda një afati kalimtar

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko e ka përsëritur edhe një herë tjetër se Milan ka gabuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai tha se Milan është dashur të transferonte vetëm tre ose katër lojtarë të mëdhenj, e jo 11 sa ka bërë.

-Advertisement-

“Transferimet e shumta të Milanit? Personalisht do të transferoja më së shumti tre ose katër lojtarë të mëdhenj dhe ka shumë prej tyre që po i mendoj tani”, tha fillimisht Shevchenko gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

“Rruga e zgjedhur nga drejtuesit e Milanit është legjitime, por mendoj se ky projekt është afatgjatë dhe kërkon kohë dhe durimin e të gjithëve”.

Milan pas shtatë javëve të para renditet në vendin e shtatë në Serie A, me 9 pikë më pak se Napoli dhe 7 më pak se Juventus dhe Inter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera