Sport

Mësohet oferta që Barcelona kishte bërë për Coutinhon

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 04 October 2017

Philippe Coutinho ishte dëshira kryesore e Barcelonës gjatë kësaj vere, për të zëvendësuar Neymarin, i cili kaloi në PSG për 222 milionë euro

Pavarësisht se drejtuesit e Barcelonës e shihnin Philippe Coutinhon si zëvendësuesin ideal të Neymarit, ata nuk kishin bërë ofertën e duhur për Liverpoolin.

Në fakt, ata kishin ofruar shumë më pak se sa paguan për talentin francez, Ousmane Dembele, 145 milionë euro me bonuse.

-Advertisement-

Mundu Deportivo mëson se Barcelona kishte ofruar vetëm 80 milionë euro dhe 30 të tjera bonuse, ofertë kjo që nuk ishte pranuar nga Liverpool, skuadër e cila kërkonte 200 milionë euro.

Besohet se këtë ofertë Barcelona do ta përsëris edhe gjatë muajit janar të vitit 2018, kur do të tentojë sërish transferimin e brazilianit. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera