Rozë

Michelle me urim të veçantë Obamës për 25 vjetorin e martesës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 04 October 2017

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack  dhe Michelle Obama nuk lënë t’i shpëtojë asnjë rast pa kujtuar se sa  rëndësi kanë për njëri-tjetrin.

Cifti  feston 25-vjetorin e martesës.Pak minuta më parë, ish-zonja e parë ka postuar një foto të vjetër, shkëputur nga dasma e tyre.

“Gëzuar 25-vjetorin e martesës Barack. Edhe pas çerek shekulli t’i vazhdon të jesh miku im më i mirë dhe burri më i mrekullueshëm që njoh. Të dua!”- shkruan ajo në përshkrimin e fotos.

-Advertisement-

Historia e dashurisë së Barack dhe Michelle ka nisur në vendin e punës. Ajo ishte në vitin e dytë të punës në një zyrë avokatie, ku ai do të punonte vetëm gjatë kohës së verës. Por kaq mjaftoi që ata të bisedonin, flirtonin dhe dashuroheshin me njëri-tjetrin, derisa e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 1992.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera