Sport

Edhe një lajm katastrofal për Italinë para ndeshjes me Shqipërinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 03 October 2017
Pas mungesës së sigurt të Marko Verratit, lista e të dëmtuarve të Italisë po vazhdon të zgjerohet me kalimin e orëve.

Pas Daniele De Rosit, do të kthehet në Romë edhe shoku i tij i skuadrës, Lorenco Pelegrini. Vendet e tyre do të zihen nga Galjardini dhe Kristante.

Në një moment delikat si ky kur “Axurrët” presin Maqedoninë të premten dhe udhëtojnë të hënën për takimin e fundit eliminator ndaj Shqipërisë, shtohen problemet për trajnerin Xhan Piero Ventura.

Daniele+De+Rossi+2uj2ZdGIMjFm

-Advertisement-

Në orët e mbrëmjes, të dëmtuarve u është shtuar Andrea Beloti.

Lojtari i Torinos, pas ndrydhjes së gjurit në ndeshjen ndaj Veronës, kishte një fije shprese për t’iu bashkuar kombëtares italiane.

Vizita e hollësishme në Romë evidentoi një problem në gju, i cili kërkon të paktën një muaj pushim, me sulmuesin që është rikthyer në Torino dhe i jep përfundimisht lamtumirën kombëtares për sa u përket dy ndeshjeve të radhës.

ventura

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera