Rozë

Ronaldo kujton babanë e ndjerë: Nuk ishte babai që e ëndërroja (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 02 October 2017

Këtë të diel, do të ishte ditëlindja e babait të ndjerë të Cristiano Ronaldos, Jose Dinis Aveiro, ashtu që superylli i Real Madridit e ka kujtuar atë.

Ditë më parë, portugezi publikoi një fotografi së bashku me fëmijët e tij për ta kujtuar babanë e ndjerë, i cili ndërroi jetë në vitin 2005.

Ai ka pozuar krahas Cristiano Jr. Dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kaun lindur përmes një nëne surrogate.

-Advertisement-

“Ti do të jesh gjithmonë me ne. Urime baba. Urime gjysh”, kishte shkruar CR7 në postimin e tij.

Babai i Ronaldos ndërroi jetë më 7 shtator të vitit 2005 si pasojë e vartësisë nga alkooli. Ai ishte 52 vjeç.

“Babai im ishte i varur nga alkooli. Ai nuk ka qenë babai që e kisha ëndërruar”.

“E kam dashur, padyshim, por asnjëherë nuk e kemi bërë një bisedë si duhet”, kishte thënë futbollisti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera