F1, “Max”-i festë për 20-vjetorin e Verstappen (Notat)

Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 02 October 2017
Çmimi i Madh i Malajzisë i dha verdiktet e tij e tashmë mund të arkivohet për të parë përpara drejt fundit të këtij Botërori të Formulës 1. Por cilët ishin më të mirët, e cilët ata që lanë gjurmë pas kësaj gare, që u karakterizua prej fillimit nga problemet e Ferrarit, pavarësisht rikuperimit të Vettel me 16 pozicione?
Max Verstappen, nota 10 – Shpërthyes! Duket se piloti holandez i Red Bullit i ka lënë pas shpinës problemet që e kanë shoqëruar në të gjithë këtë sezon. Një Botëror i nisur në malore, i karakterizuar nga shumë incidente dhe nga akuzat për një agresivitet të tejskajshëm. I fundit mes kritikëve është regjistruar edhe Hamilton. Por Max duket se i ka lënë mënjanë të gjitha dhe në 20-vjetorin e tij të lindjes arrin një fitore të bujshme. Holandezi duket se është në rrugën e duhur për të qenë një sfidues i denjë i kundërshtarëve kryesorë për titull.
Hamilton, nota 9 – Siguroi “pole position”-in në provat zyrtare, por e mbylli garën në vendin e dytë. Në Malajzi, me një Mercedes që ia vështirësoi tej mase jetën, duket se edhe kjo arritje është vetëm falë meritës së tij.
Ricciardo, nota 8 – U tregua i zoti teksa mbajti pas shpine Sebastian Vettel, një pilot i furishëm që rikuperoi shumë, nga vendi i 20 prej ku nisi garën, në vendin e katërt. Gaboi në fillim të garës, por pas 8 xhirosh arriti ta kapte dhe parakalonte finlandezin Bottas me Mercedes.
Vettel, nota 8 – Ishte heroi i këtij Çmimi të Madh në Singapor. Megjithatë, “qershinë mbi tortë” e humbi pas prerjes së vijës së finishit, për shkak të përplasjes me Stroll. Ndoshta duhej të ishte treguar më pak “yll” kur në krah i doli një fillestar debutues.
Bottas, nota 7 – U shfaq një “luan” i vërtet në fillim të garës, kur shumë shpejt u vendos pas shpatullave të Hamilton, por më vonë u detyrua të tërhiqej, ndoshta edhe për shkak se Mercedesi i tij nuk i ofronte më shumë sesa mori.
Perez, nota 7 – Më i miri i pilotëve “normalë”, që me një makinë si Force India nuk mund të bënte më shumë sesa parakalimi i Vandoorne. Menaxhoi pjesën tjetër të garës, por s’mund t’i kërkoje më shumë nga ç’bëri.
Vandoorne, nota 7 – Duket se ky pilot zhvilloi një garë të tijën, në fund të së cilës rrëmbeu një “medalje”, atë të paraqitjes më mirë sesa kolegu i skuderisë, Fernando Alonso, si në provat zyrtare, ashtu edhe në garë, ku rrëmbeu disa pikë të çmueshme.
Stroll, nota 6.5 – Një garë e pranueshme, ku rikuperoi 5 pozicione deri në vendin e 8. Por duket se kanadezi e ka marrë një leksion pas Malajzisë: Është më mirë të shohësh nga pasqyrat, edhe kur gara ka përfunduar.
Ocon, nota 6 – Një pikë, e mjaftueshme sa për të thënë që përfundoi një garë me shumë incidente.
Alonso, nota 5 – Një garë për t’u harruar, si shumë të tjera gjatë këtij sezoni. Këtë herë shkaktoi dyshime edhe për moslejimin e hapësirave ndaj Ferrarit të Vettelit, që ishte duke e dubluar në një sulm që synonte të kapte e parakalonte Ricciardon e vendit të katërt, por që s’ia doli mbanë.
Raikkonen, pa notë – Një udhëtim në Malajzi, nga ku duket se do t’i mungojë më shumë aeroporti sesa pista. Me ftohtësinë që e karakterizon finlandezin, duket se është kthyer “në shtëpi” i pakënaqur. Por jo për faj të tij, sesa të problemit elektronik të makinës, që duket se ishte i ngjashëm me atë që pengoi Vettelin të regjistronte një xhiro të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...