Sport

“Ronaldo dhe Zidane janë ikona të Madridit”

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 02 October 2017

Presidenti i “Los Blancos” ka lavdëruar Cristianon dhe Zidanen.

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez, ka lavdëruar katër herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon, duke etiketuar atë si simbol të klubit për talentin dhe ambicien, ndërsa gjithashtu ka përgëzuar edhe trajnerin Zinedie Zidane.

Ronaldo iu bashkua klubit në vitin 2009 nga Manchester United dhe portugezi ka shkruar historinë duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për klubin spanjoll.

32 vjeçari ka ndihmuar Realin të fitojë 13 tituj, duke përfshirë tri Liga të Kampionëve dhe dy La Liga.

-Advertisement-

“Duhet të jemi krenarë që kemi lojtarin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon”, tha fillimisht Perez.

“Fitues i katër Topave të Artë, rrugës edhe i pesti, katër Këpuca të Arta, i pari që ka fituar çmimin “The Best” dhe rrugës për ta fituar të dytin”.

“Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit. Ai është shembull për Madridizmin për talentin dhe ambicien”, shtoi Perez.

Numri një lavdëroi edhe 45 vjeçarin, Zinedine Zidane, që është bërë trajneri i parë në histori që mbron titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka mposhtur Barcelonën në garën për La Liga edicionin që lamë pas, teksa sezonin 2017/18 e nisi me një triumf 5:1 ndaj katalonasve në dy ndeshje në Superkupën e Spanjës.

“Kemi fituar gjithçka me trajnerin më të mirë në botë, që është simbol i Real Madridit, Zinedine Zidane”, tha Perez.

“Ai përfaqëson saktësisht atë që është Real Madridi. Ai është i lindur për të qenë trajner, ashtu siç ishte futbollist. Kemi një grup të mrekullueshëm që është i destinuar të shkruajë histori, për të shënuar një epokë të paharrueshme”, përfundoi Perez.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera