Sport

Zidane: Ky ishte problemi i madh i Realit në fillim të sezonit

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 02 October 2017

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Espanyol.

Teknikupotencoi që sonte kishin rëndësi tre pikët pas tre ndeshjeve pa fitore në shtëpi dhe pas lodhjes fizike të lojtarëve.

“Kishim një ndeshje të mirë. Krijuam shumë raste. Ishim të duruar dhe golat erdhën. Sot Isco dhe Cristiano ndëruan vazhdimisht rolet e tyre. Gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët pas tre ndeshjeve në Bernabeu. Në pjesën e dytë dukeshim të lodhur.”

-Advertisement-

“Kemi luajtur 7 ndeshje për 20 ditë. Niveli i ulët fizik në pjesën e dytë ishte diçka normale. Isco ka fituar shumë vetëbesim. Është i madh.”

“Bale do të shkoje me kombëtaren e tij. Ai nuk ka luajtur sot, pasi që akoma ka një problem të vogël, prandaj dhe vendosëm të mos rrezikonim.”

“Një tjetër arsye se pse luajmë më mirë jashtë shtëpisë si ndeshjet ndaj Borussias dhe Sociedad është fakti që skuadrat që luajnë në shtëpi duan të bëjnë më tepër lojë dhe ne krijojmë më shumë shanse.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera