Lajme

ASHMAA: Lajmet në lidhje me punën e KSHZ-së, më të shpeshta sipas raportit të fundit

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 01 October 2017

Punët e fundit organizative që i ka kryer Komisioni shtetëror zgjedhor para fillimit të fushatës zgjedhore kanë qenë më të përfaqësuarat në lajmet dhe raportet në periudhën prej 16 deri më 24 shtator, tregojnë analizat e monitorimit të punës së mediave që e ka realizuar Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale (ASHMAA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Raportet për pjesëmarrjen në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të bashkuara, si dhe lajmet në lidhje me llogari dhënien e disa ministrive edhe në këtë periudhë e vendosin Qeverinë ndër lajmet më të përfaqësuara në edicionet e lajmeve të stacioneve radio dhe atyre televizive, ndërsa nga temat tjera mund të veçohet seanca kuvendore në lidhje me Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në analizën e ASHMAA.

TV Nova dhe TV Alfa, edhe pse në masë më të vogël, prapseprapë mbetën të përqëndruara në informatat për aktivitetet, qëndrimet dhe reagimet e partisë më të madhe opozitare, OBRM-PDUKM, tregon raporti i monitorimit të mediave.

-Advertisement-

Edhe në këtë periudhë, siç informojnë nga ASHMAA, RTVM 1 nuk e ka ndjekur përcaktimet e rregullores së vet për mbulim mediatik të zgjedhjeve lokale, sipas të cilës në edicionet e lajmeve deri në fillimin e programit zgjedhor duhet të sigurojë barazi gjatë lajmërimit për aktivitetet e partive politike nga Qeveria dhe opozita./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera