Lajme

Sërish përplasje me armë zjarri në Vlorë, raportohet një i plagosur

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 01 October 2017

Pak pas atentatit të mëngjesit, qyteti i Vlorës është tronditur sërish.

Pasditen e sotme raportohet se në Vranisht ka pasur një plagosje me armë zjarri.

I plagosur ka mbetur Roland Shkurti, rreth 40 vjec, i cili po dërgohet në spital.

-Advertisement-

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së Shkurtit. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak nga Policia e Himarës:

Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera