Sport

Neymar apo Cavani? Ky është vendimi i PSG-së

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 01 October 2017

Si Neymar po ashtu edhe Cavani do t’i ekzekutojnë penaltitë dhe gjuajtjet e lira së bashku gjatë gjithë sezonit.

Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Marquinhos, ka zbuluar se trajneri, Unai Emery, ka biseduar me dy lojtarët dhe ka marrë vendim që dytë t’i ekzekutojnë me radhë penaltitë dhe goditjet e dënimit.

Kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Bordeaux, ku Cavani ia la penaltinë Neymarit.

-Advertisement-

“Kjo është zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një problem pozitiv për trajnerin. Trajneri ka folur me të gjithë dhe dy lojtarët do t’i ekzekutojnë penaltitë e po ashtu edhe goditjet e dënimit”, deklaroi Marquinhos.

“Kemi ekip të mirë. Neymar është idhulli im, për këtë nuk ka nevojë të flasim. Është shumë i mirë dhe mund të shënojë gola në çdo moment”, shtoi Marquinhos.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera