Sport

Vjen lajm i madh për FC Vëllaznimi

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 30 September 2017

Pas lajmit për Nikson Memaj, të shtunën në mëngjes, përveç futbollistit, Memaj, falë angazhimit dhe përkushtimit të skautit të Hajdukut të Splitit, Albin Sahatqija,  janë nisur në Split edhe 5 futbollistë të rinj, të cilët do t’i vazhdojnë stërvitjet dhe provat në klubin Kroat Hajduk Split, transmeton ORAinfo.

Bëhet fjalë për këta futbollist:

Qamil Tafarshiku, 17 vjeçar, mesfushor defanziv, kapiten i klubit të juniorëve të Vëllaznimit, i cili ka kaluar 2 herë provat në klubin kroat, Hajduk Split dhe tani është ftuar përsëri që t’i vijojë stërvitjet me klubin kroat!

-Advertisement-

Art Maloku, 16 vjeçar, u-16 rep, qendërmbrojtësi i ekipit te seniorëve dhe juniorëve të Vëllaznimit, i cili ka qenë verën e kaluar në provën e parë dhe e ka kaluar me sukses, tani është ftuar përsëri ti vijojë stërvitjet me klubin e Hajdukut të Splitit.

Përveç tyre, në provat e para në klubin kroat janë ftuar edhe këta futbollist:

Bleart Tolaj i lindur nga Deçan, 17 vjeçar, qendërsulmues, re u-16, i cili ka ardhur dimrin e kaluar në klubin futbollistik Vëllaznimi dhe i cili ne gjysmësezonin e kaluar në 14 ndeshje të zhvilluar për juniorët e Vëllaznimit, ka shënuar 17 gola dhe 5 asiste në 14 ndeshje të zhvilluara dhe ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa tani bënë pjesë në skuadrën e senioreve dhe juniorëve ku në 4 ndeshje ka shënuar 5 gola.

Albin Kapra nga Prizreni, 17 vjeçar i cili mbron ngjyrat e 2 korrikut , kapiteni i juniorëve, dhe rep u-17, mbrojtësi i majtë, tani në provën e parë të Hajduku i Splitit.

Art Rudi, 17 vjeçar, mesfushor i majtë dhe i djathtë, i ardhur ne sezonin veror nga KF Gjakova në KF Vëllaznimi dhe tani i ftuar në provat e para në klubin kroat, Hajduk Split.

Përveç provave të këtyre futbollistëve, gjatë vizitës në klubin Kroat, me ndërmjetësimin e mikut të klubit kroat, Albin Sahatqija, do të lidhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet FC Vëllaznim i cili feston 90 vjetorin e klubit dhe Hajdukut të Splitit.

Qëllimi i bashkëpunimit është që më gjigantin kroat të shkëmbehen njohuritë ndërmjet 2 klubeve, bashkëpunimet në interes të përbashkët të dy klubeve, shkëmbimi i përvojave me trajner, lidhja miqësore ndërmjet dy klubeve , mundësia e zbulimit të talentëve të rinj, si dhe qëllimi që në një të ardhme të afërme të zhvillohen ndeshje miqësore ndërmjet dy klubeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera