Sport

Ranglista e UEFA: Italia tejkalon Gjermaninë!

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 29 September 2017

Një javë në kornizë për futbollin italian. Rezultatet e arritura nga skuadrat italiane në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligë, bën që Italia të kaloj në vendin e trettë në renditjen e UEFA dhe të konsolidojë këtë pozitë në dëm të gjermanëve.

Pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje për ekipet italian në Ligë të Kampionëve dhe Europa Ligë, janë ndeshjet të cilat kanë favorizuar Italinë.

Me fitoren e Juventusit, Napolit dhe Romës, mes të martës dhe të mërkurës, dhe humbjeve të Bayern Munchen, Dortmund dhe Leipzig, Italia tejkalon Gjermaninë me 64,082 pikë kundrejt 63,998.

-Advertisement-

Këtu vlen të theksohet që kanë ndikuar edhe sukseset e Lazios, Milanit dhe Atalantes deri më tani në Europa Ligë.

Italia pra është e treta me një pikë avantazh mbi Gjermaninë dhe me vetëm një pikë e gjysmë për të kapur Anglinë, e cila është e dyta ( 66,462) . Një javë tjetër dhe mund të ndodh edhe ky parakalim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera