Rozë

Rita Ora paralajmëron albumin e ri

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 29 September 2017

Këngëtarja e popullarizuar, Rita Ora, shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Londër, është e gatshme ta prezantojë një album të ri, pas disa viteve të heshtjes. Ajo, po ashtu, në muajin nëntor, do të kthehet në qytetin e saj në Londër, për të qenë nikoqire e manifestimit, MTV Europe Music Awards.

Këngëtarja 26 vjeçare, i tha agjencisë AFP, se do ta këndojë këngën e re nga albumi i saj i ardhshëm, për të cilën ajo ka konfirmuar se po e përfundon dhe se e konsideron si çështje tejet personale.

Albumi i saj i ardhshëm, i dyti me radhë, do të publikohet nga kompania Atlantic Records në Nju Jork.

-Advertisement-

“Ka pasur shumë frustrime, shumë pikëllime dhe gëzime, derisa unë nuk kam mundur ta vë në vend të parë muzikën, gjatë disa viteve të kaluara”, tha Rita Ora.

E lindur në Kosovë, familja shqiptare e Rita Orës, lëvizi në Londër kur ajo ishte ende e vogël.

Në ceremoninë MTV Europe Music Award, Rita Ora do të jetë shqiptarja e dytë me radhë që është nikoqire.

Vitin e kaluar, nikoqire e këtij manifestimi në Roterdam, ishte këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në Nju Jork nga prindërit shqiptarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera